Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në ditën e madhe të ringjalljes së hyjit.

Në festën e Pashkëve, Kurti u shpreh se ato janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe.

“Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume! Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë! Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe. Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin. Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button