Kurti: Pakoja e re parasheh kontribut në ekonomi në vlerë 1.1 miliard euro

 
Kryeminsitri i Kosovë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë për 100 ditët e para të tha  se në këtë periudhë kohore janë përmbushur premtimet bazë për menaxhim të pandemisë.
“Pakoja e re parasheh kontribut në ekonomi parasheh 1.1 miliard euro.  50 milionë euro mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës, 108 milion euro për ngritjen e prodhimit vendor dhe rritjen e eksportit, 112 milionë euro për shërbimet publike, 50 milionë mbështetje për familjet, 100 milionë euro për infrastrukur moderne dhe mbrojtje të ambientit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se për 100 ditë të qeverisjes së tij janë marrë 144 vendime. I pari i Qeverisë  e falënderoi kabinetin e tij qeveritar për punën e tyre në këto 100 ditë, duke thënë se Qeveria e tij i ka ministrat më të përgatitur e të ditur dhe të pa korruptuar. /21Media 

Back to top button