Kurti pas marrëveshjes me MCC-në: S’bëhet fjalë për kredi, por për grant

Kryeministri, Albin Kurti e ka vlerësuar lajm të jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës nënshkrimin e Marrëveshjes për Programin Kompakt me MCC-në në Uashington.
“Kjo marrëveshje do t’ia sjellë Kosovës 236.7 milionë dollarë grante. Pra nuk bëhet fjalë për kredi por bëhet fjalë për grant. Jemi shumë të lumtur. Është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës sonë, por komunitetin e biznesit, për institucionet e Republikës sepse në këtë mënyrë ne po e rrisim edhe përqendrimin tonë në energji, por në të njëjtën kohë edhe do ta përforcojmë ekonominë tonë, e cila me rritjen që ka dhe eksportet e shtuara natyrisht se do të ketë nevojë për më shumë energji. E meqenëse edhe në bazë të strategjisë sonë për energji 2022 – 2031 do të përqendrohemi tek burimet e ripërtritshme, kemi nevojë për bateritë akomuluese dhe pikërisht këto do të kemi mundësi t’i realizojmë përmes këtij granti”, ka theksuar Kurti në një prononcim pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.
Ai ka thënë se përmes këtij programi do të ketë rritje të investimeve në sektorin e energjisë sa i përket kuadrove profesionale dhe trajnimeve teknike të përqendruara te gratë.
Ai ka thënë se do të lëvizin sa më shpejt që është e mundur në realizimin e kësaj marrëveshje në praktikë./21Media

Back to top button