Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm

(Lajm i përditësuar)


Kurti pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm

Kryeministri i Kosovëss, Albin Kurti, shkruar pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri e cila përfundoi me barazim.

Kurti tha se “Ëndrra vazhdon” , derisa shtoi se Shqipëria gjithmonë na mbush ndjenja dhe entuziazëm.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.


GOOOl, Shqipëria barazoi rezultatin në minutat shtesë

Jurgen Gjasula ka barazuar në 2:2 ndaj Kroacisë.

Ai shënoi në minutat shtesë.


Kroaci 2:1 Shqipëri

Kroacia ka shënuar dy gola në ndeshjen kundër Shqipërisë.


Pjesa e parë: Shqipëria në epërsi kundër Kroacisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Grupit B të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, Shqipëria po avancon 1:0 kundër Kroacisë.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Qazim Laçi, i cili kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 11’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Shqipërisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button