Kurti pas takimit me Fajon: U theksua miqësia, partneriteti dhe aleanca Kosovë-Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar zëvendëskryeministren e Sllovenisë, njëherësh Ministre për Punë të Jashtme të Sllovënisë, Tanja Fajon.
Sipas tij, në këtë takim u theksua miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet  Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohe për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button