Kurti për ambasadorët e QUINT-it: S’mund t’i trajtojmë si ministra e vetën si zëvendës të tyre

Kryeministri Kurti përplaset me deputetin Hoti për asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ishte ky i fundit që i kërkoi kryeministrit të sjell marrëveshjen e vitit 2013 në Kuvend për ta shfuqizuar, siç tha në bazë të deklarimeve të mëhershme të kryeministrit Kurti. Mirëpo, kreu qeveritar nuk dha një përgjigje të prerë për këtë kërkesë, por theksoi se ka pranuar që asociacioni në kuadër edhe të marrëveshjeve të mëhershme të diskutohen mbi bazën e planit franko-gjerman për dialogun.
“Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. Është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet prej 33 tjerave si kryesorja. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se në Bruksel ka 1 marrëveshje se një marrëveshje të tjetër. Unë nuk dua t’i neglizhojë, por nuk mund të lejojë prioritizimin e njërës në kurriz të 32 tjerave. Këto të gjitha i kam paraparë në pikën katër të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes. Në anën tjetër ka një iniciativë të re të BE-së ku po ashtu parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme”, tha ai.
Pavarësisht kësaj, Kurti tha se Serbia po dëshiron që asociacionin të përdorë si armë kundër shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai tha se kushdo që e kërkon formimin e asociacionin duhet të tregojë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për komunitetet në Kosovë.
“Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Ata duhet të na tretojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdojë të jem kritik ndaj këtij plani, por ata që duan edhe më shumë kanë barrën e provës dhe argumentimit pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim…Nëse e dëshiron asociacionin fortë, atëherë e njeh pavarësinë. Por ata po tonë se nuk e njohim kurrë, kjo tregon se ata nuk e donë asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e donë, s’kemi çka i japim kaq shumë prioritet”, shtoi Kurti.
Në anën tjetër, deputeti Hoti këtë e quajti një ligjërim i cili në rrethanat aktuale mund të jetë edhe parimor.
Mirëpo ai përmendi kundërshtimin e ashpër të Kurtit sa ka qenë opozitar për asociacionin, madje duke hedhur edhe sprej ndaj tij.
Duke i kërkuar që të sjell shfuqizimin e marrëveshjes për asociacionin në Kuvend, Hoti tha se do të jetë i pari që do të votojë pro tij.
“Ligjërimi i kryeministrit tash, po e marrim si parimor. Por ky ndryshe i ka fjalët dhe ndryshe i ka veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, prapa kryeministrit, ku Kurti me sprej më është drejtuar dhe më është dashur që me këto fletore me i mbrojt sytë nga sprej. Në rregull ka qenë qëndrim politik. Por pse s’po i merr veprimet tash, ligji të mundëson, je kundër një marrëveshje, ligji të tregon se si mund të tërhiqesh. Sille në Kuvend dhe ne do të votojmë për”, tha ai.
Kurti iu përgjigj sërish deputetit Hoti, ku i tha se për gjitha kundërvajtjet që i ka bërë ka mbajtur burg për to.
Ai tha se nëse Serbia do të dëshironte asociacionin do të zbatonte me ata që i ka nënshkruar.
“Serbia paska pritur që unë të bëhem kryeministër për tu zbatuar ajo, kur dihet qëndrimi dhe veprimi im. E paskan pritur kundërshtarin më të madh të Asociacionit për të zbatuar atë. Pra edhe në një aspekt politik dhe logjik është e gabueshme. Po të ishte asociacioni prioritet i tyre e kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar…është e vërtet unë kam bërë si aktivist politik dhe si deputetë kundërvajtje, por deputeti Hoti unë kam mbajtur burg për këtë punë. Për gjitha kundërvajtjet e mia kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës nuk është si duhet se janë ca kriminel të tjerë që s’janë prapa grilave”, tha ai
Kurti për ambasadorët e QUINT-it: S’mund t’i trajtojmë si ministra e vetën si zëvendës të tyre
Kryeministri i vendit, Albin Kurti,  ka thënë se ambasadorët e QUINT-it nuk mund të trajtohen si ministra. Ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës  ka deklaruar se janë në koordinim të plotë me ndërkombëtarët
“Vazhdimisht jemi në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por ju duhet ta kuptoni, edhe ata presin të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorë të QUINT-it por ata s’behën dot ministra. Ministrat vijnë e shkojnë por shteti mbetet. Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarët nuk mund të jetë në mënyrën që ne t’i trajtojmë ata si ministra e ne të bëhemi zëvendësit e tyre sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të falës”, ka thënë Kurti .
Kryeministri poashtu ka kërkuar edhe mbështetjen publike e idetë konkrete të opozitës lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Tahiri: Veriu s’duhet të jetë temë diskutimi në Brukseli
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për situatën në veri të vendit.
Deputeti opozitar tha se Kurti po i dëgjon ndërkombëtarët vetëm pasi po krijohen tensione, të cilat sipas tij po shkojnë në favor vetëm Serbisë.
“Kryeministër, këshillat që i ke marrë prej ndërkombëtarëve nuk po dëgjon deri sa po bëhet dëmi, por pasi po bëhet dëmi sërish po i dëgjon. Kur ju kemi fol me zë të ulët dhe kujdes nuk jemi ndje inferior dhe as më të dobët, por veç kemi dashur si vëllai-vëllait me i tregu se kjo gjendje është e jashtëzakonshme dhe e mundem me ardh deri ku është sot. Tash mendoj se kjo çështje është në pa kthim dhe zhvillimet do të tregojnë se çka ka me ndodh atje. Mirëpo insistimi për me tensionu situatën shkon në favor të atyre tjerëve”, tha ai.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Berisha kërkoi nga shefi i ekzekutivit që mos t’i rrezikon policët dhe zyrtarët e KQZ-së në veri.
“Sot rikthimi i sundimit të ligjit në atë vend është shumë me rëndësi dhe fillon me stabilizimin e gjendjes në veri.
Çdo tensionim i mëtutjeshëm ka për qëllim kthimin e rezolutës 1244. Unë nuk besoj se ju doni me na dërguar në atë pikë. Mos i rreziko policët dhe as ata zyrtarët e KQZ-së. Hajde po e kuptojmë situatën në veri, por çka është tensionimi në Hoqë për do venë që e ka bërë dikush. Ato kukulelet, dojke njëri me mbytë vetën e këto skena. Shumë frikësohem se kanë me bërë diçka vet për me na lënë fajin, sidomos në këtë situatë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, kërkoi arrestim dhe dorëheqje nga përgjegjësit për humbjen e provave në rastin e Astrit Deharit.
“E kam edhe një çështje për humbjen e pronave. Nuk mjafton suspendimi i atyre zyrtarëve, ata duhet të arrestohen dhe duhet dorëheqje emergjente për shkak të ndjeshmërisë së çështjet. Dëshirojmë me ditë saktë se çka ka ndodhur me rastin në tërësi. S’ka me humb provat”, theksoi ai.
Kurti po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës asnjëherë nuk është e nxitur dhe e orientuar kundër serbëve.
“Policia e Kosovës kurrë nuk është e drejtuar e nxitur dhe orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë. Pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që mund të bëhen nga fqinji ynë verior. Mirëpo, në të njëjtën kohë ne kemi obligime dhe përgjegjësi nga Kushtetuta dhe ligji. Kur japin dorëheqje kryetarët e katër komunave në veri ka pastaj obligime kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.
Tahiri: Veriu s’duhet të jetë temë diskutimi në Brukseli
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria duhet të ketë strategji për trajtimin e situatës në atë pjesë të Kosovës.
“Si GP i PDK-së e dënojmë ashpër sulmin ndaj policit të Kosovës që ndodhi mbrëmë. I dëshirojmë shërim të shpejtë. Ky angazhim i policisë ndodhi si rezultat i caktimit të datës së zgjedhjeve. Kemi pasur angazhim të forcave të rendit. Por tashmë edhe kemi konfirmimin zyrtarë të bandave kriminale në veri. Qeveria nuk duhet të ndërmarrë hapa sporadikë. Duhet të ketë strategji për trajtimin e kësaj zone. Përderisa sulmohen policët, institucionet e Kosovës, nuk mund të bëjmë veprime ad-hoc,”, ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu ka shtuar se se nevojitet koordinim me SHBA-në, ndërkohë ka theksuar se veriu nuk duhet të jetë pjesë e diskutimit në Bruksel.
“Nuk duhet të lejojmë që kjo pjesë e territorit të jetë në diskutim në tryezën në Bruksel. Kemi punuar shumë të gjithë së bashku që t’i instalojmë institucionet tona në atë pjesë të Kosovës, Serbia gjithmonë e ka kundërshtuar këtë.”. ka deklaruar ai në Kuvend.

Back to top button