Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti për bashkatdhetarët: Kosova ka hapur derën dhe dritaren për investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka drejtuar bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për pushime, duke iu rikujtuar se Qeveria e Kosovës ka hapur edhe Dritaren për Investime të Diasporës.

“Për bashkatdhetarët tanë që po vijnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje, përveç dyerve që i kanë të hapura, nga muaji korrik kemi hapur edhe Dritaren për Investime të Diasporës. Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Kurti ndër tjera tha se, pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro.

“Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret”, ka shkruar kryeministri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button