Kurti për CNN: E lejova Bërnabiqin në Kosovë për të parë që jemi më demokratë se Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka thënë se e ka lejuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në Kosovë për t’i treguar se Kosova është një vend normal dhe demokratik.
“Unë e kam lejuar kryeministren serbe Ana Bërnabiq që ta vizitojë veriun e Kosovës dhe unë shpresoj se ata e shohin se Kosova është një vend normal dhe më demokratik sesa vetë Serbia”, ka thënë Kurti.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq vizitoi veriun e Kosovës dy javë më parë./21Media