Kurti për ikjen e mjekëve: Më shumë është e fryrë sesa realitet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha janë duke u angazhuar që mos të lejojnë punëtorët shëndetësorë të largohen nga Kosovë.
“Ne punojmë dhe angazhohemi që mos të shkojnë punëtorët nga shërbimi shëndetësor i Kosovës. Një pjesë e tyre edhe kalojnë në sektorin privat, disa shkojnë edhe jashtë vendit, por besoj se shifrat dhe përshtypja që krijohet është më e fryrë se sa realiteti. Nuk po them se nuk ka mjekë që nuk shkojnë, mirëpo nuk mendoj se është në rregull që çdo e dyta faji që flitet për shëndetësinë është të thuhet për mjekët që po shkojnë”, tha ai.
Këtë deklaratë, ai e tha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas pyetjes së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.
Tutje Kurti u bëri thirrje profesionistëve shëndetësorë që të kthehen e të të punojnë në sektorin publik.
“Profesionistët shëndetësor do të kenë trajtimin e dinjitetshëm në raport me shkollimin. Përveç pagës dhe shtesave standarde, profesionistet shëndetësor që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik ta kenë edhe shtesën e veçantë”, deklaroi Kurti./21Media

Back to top button