Kurti për ngritjen e çmimeve: Është kostoja e mbrojtjes së lirisë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi.
Ai ka përsëritur fjalën e presidentit amerikan Joe Biden, që të martën është shprehur se ngritja e çmimeve në gjithë botën të produkteve elementare është kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës.
“Kur vitin e kaluar ishte kriza energjetike që ngriti çmimet e produkteve elementare, këtë vit lufta në Ukrainë dhe përballja e perëndimit ndaj Rusisë po dikton rritjen e çmimit të naftës. Por kjo është kosto e lirisë dhe demokracisë. Për fatin tonë të keq kemi vartësi nga importet për shkak se prodhimi vendor nuk është trajtuar me prioritet nga ish qeveritarët”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka paralajmëruar se pasditen e sotme do të marrin një vendim në favor të bujqve të Kosovës./21Media

Back to top button