Kurti për procedurat e shkarkimit të presidentit: Është në dorën e deputetëve

Kurti: Nuk është se ne do të ndërmarrim veprime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti konferencë për media në lidhje me publikimin e marrëveshjes së ish Kryeministrit Hashim Thaçit dhe NATO-s.

Kurti tha se në atë kohë sa ishte deputet nuk ishte në dijeni të kësaj marrëveshje.

“Nuk kam qenë në dijeni të kësaj marrëveshje, e kam kundërshtuar ratifikimine asaj marrëveshje se kam menduar se ka qenë e dëmshme, por na doli që kanë qenë dy…Marrëveshje e mbajtur fshehtë, bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare sipas opinionit të zyrës së Kryeministrit  tash e kanë 120 deputetë të Kuvendit,edhe opinionin ligjior të zyrës së Kryeministrit edh eletrën time dërguar kryeparlamentares Osmani, edhe shkëmbimin e letrave mes kryeministrit dhe ish sekretarit të NATO-s. Pra, nuk është se ne do të ndërmarrim veprime tash, duam marrëdhënie të mira me KFOR dhe NATO-n mirëpo duam ta bëjmë publike për ligjvënësit  dhe për qytetarët e Republikës se nuk na paskan qenë vetëm një marrëveshje, por dy. Është në dorën e deputetëve që të marrin hapa të tillë, unë nuk e paragjykoj një gjë të tillë , por obligim i imi është si kryeministrit e qytetar i republikës që ta njoftoj kryetaren e kuvendit , presidentin, tha Kurti./21Media

 

 

Back to top button