Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Na duhet kohë për zbatim

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth zotimit të tij elektoral për reciprocitetin me Serbinë.

Ai ka thënë se do ta zbatojnë reciprocitetin me Serbinë në kohën kur do të jenë të përgatitur për zbatim të plotë të tij.

Sipas tij, Serbia bën përgjithësisht barriera sporadike ndaj mallrave të Kosovës, por ka edhe barriera sistematike.

Dhe për këtë arsye, Kurti ka theksuar se qeverisë të cilën ai e drejton, i duhet kohë që të përgatitet, në mënyrë që ta zbatojnë ashtu si duhet reciprocitetin me Serbinë.

“Për ta zbatuar reciprocitetin që ne jemi zotuar, kemi nevojë që t’iu bëjmë ballë suksesshëm barrierave sporadike dhe atyre sistematike. Kjo nënkupton që neva na duhet kohë për t’u përgatitur që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Është e domosdoshme që ne të përgatitemi që mos të dështojmë në zbatim. Pse ne mund të dështojmë në zbatim, sepse jemi qeveria e parë e cila merremi me reciprocitetin“, ka theksuar ai.

Kryeministri ka shtuar se reciprocitetin nuk e vendosin për hakmarrje ndaj dikujt por e kanë si parim që derivon nga koncepti i barazisë./21Media

Back to top button