Kurti për rezultatet e PISA-s: Defektet në sistemin arsimor shtrihen gjatë në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë  duke komentuar rezultatet e testit PISa tha se defektet shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë.

“Jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë, që treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë, e nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë e as shpejt. Testi PISA po tregon se në fëmijërinë relativisht të hershme diçka s’po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e të mësimnxënie. Mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë e garantojnë që nxënësit po mësojnë e dinë”, tha Kurti.

Javën e kaluar u publikuan rezultatet e testit PISA të cilat Kosovën e vendosën sërish në vendet e fundit./21Media

Back to top button