Kurti për sulmin e Rusisë ndaj një shkolle në Luhansk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dënoi sulmin e forcave ruse ndaj civilëve ukrainas sot në një shkollë në Bilohorivka, në Luhansk të Ukrainës.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës.

“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti.
60 persona dyshohet se janë vrarë nga bombardimet ruse të një shkolle në Ukrainën lindore./21Media
Back to top button