Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti për takimin me Walker: Njësoj si para 25 vjetëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin amerikan William Walker në Washington.
Kurti ka thënë se ky takim i është dukur njësoj, si ai i para 25 vjetëve kur u takua për herë të parë me Walker në Prishtinë.
“Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button