Kurti: Për transformimin digjital ka sfida e rreziqe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO” ka thënë se digjitalizimi i administratës publike mundëson rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e bizneset.

“Për transformimin digjital ka sfida e rreziqe. Përderisa qeverisja dhe ekonomia e digjitalizuara bëhen gjithnjë e më shumë të varura nga mirëfunksionimi i rrjeteve dhe sistemeve të informacioneve, siguria e hapësirës kibernetike bëhet me rëndësi qenësore për funksionimin e shtetit”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti ka thënë se Qeveria është duke i adresuar rreziqet e sigurisë kibernetike përmes një angazhimi, siç tha ai, shumëdimensional.
Back to top button