​Modric refuzon t’i bashkohet Ronaldos te Al Nassri

Skuadra arabe Al Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me marrjen e yllit botëror Cristiano Ronaldo, por synon edhe emra të tjerë të njohur nga futbolli evropian.
Së fundi u raportua se ata po provojnë ta rrëmbejnë mesfushorin kroat Luka Modric nga Real Madridi, por kjo duket se nuk do të ndodh.
Sipas “Marca”, mesfushori i Real Madridit, ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite që kërkuan ta merrnin atë pas përfundimit të këtij sezoni.
Me kontratën e Modriçit që skadon në fund të sezonit, Al Nassr shpresonte ta ribashkonte atë me ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo dhe thuhet se po ofronte një pagë prej 40 milionë euro në vit.
Megjithatë, legjenda kroate duket se do të vazhdojë te Real Madridi edhe për një sezon tjetër.

Back to top button