Kurti: Për viktimat e dhunës në familje do të zhvillojmë planin e banimit social trevjeçar

Nisma për fuqizim ekonomik dhe banimin social të viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore i bëri bashkë të martën, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.
Dy krerët institucionalë premtuan angazhim konkret për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave. Madje, për viktimat e dhunës në familje u tha se do të zhvillohet plani i banimit social trevjeçar për vitet 2022-2024./21Media
Përgatiti: Fitore Ademi

Back to top button