Kylie Jenner me urim prekës për ditëlindjen e vajzës
Kylie Jenner hyri në Instagramin e saj për t’i uruar vajzës së saj ditëlindjen me një fotografi prekëse bardh e zi.
Në postimin e së martës, Stormi përqafoi ëmbël mamin Kylie dhe babin Travis Scott.
“Fëmija ynë është 4 vjeç. Gëzuar ditëlindjen vajzës që ndryshoi gjithë botën time”, ka shkruar Kylie Jenner në mbishkrimin e fotografisë.

Kylie e mbajti sekret shtatzëninë e saj të parë dhe vendosi të largohej nga sytë e publikut gjatë gjithë shtatzënisë, duke e konfirmuar lajmin vetëm pasi lindi Stormi.
Më 5 shkurt 2018 Kylie hyri në Instagramin e saj pas muajsh spekulimesh për të njoftuar se ajo dhe i dashuri Travis në fakt kishin mirëpritur fëmijën e tyre, duke zbuluar se ajo ishte një vajzë dhe se ajo kishte lindur më 1 shkurt 2018.

Kylie Jenner mund ta këtë mirëpritur privatisht fëmijën e saj të dytë me Travis Scott ose ndoshta edhe jo, por Jenner më 14 janar u ofroi 301 milionë ndjekësve të saj në Instagram fotografi nga “Baby Shower”. Me dekor të bardhë dhe skulptura gjirafash, “Baby Shower” i Jenner ishte si çdo festë tjetër e motrave Kardashian-Jenner./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?