Kurti për vizitë zyrtare në Shqipëri

Do të zhvillojë takime të ndara me liderët e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita  e parë e tij  zyrtare jashtë Kosovës.

Kryeministri Kurti  do të ketë takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në ora 9:00- Pallati i Brigadave. Ky takim në ora 10:10 pasohet me një konferencë të përbashkët nga dy homologët.

Në ora 10:45, Kurti do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë në ora 10:45.

Kryeministri Kurti do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta në ora 11:20 në Presidencë. Në ora 11:55 Kurti do të takohet me kryetrarin  Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ora 11:55 në Bashkësinë e Tiranës ku do t’i dhurohet “Çelësi i Tiranës”.

Ndërsa takimin e fundit Kurti do ta zhvillojë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ora 12:20./21Media

Back to top button