21-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë pronarin italian

Thikën e ka hedhur në lumë

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tentim vrasje.

Gjatë orëve të para të paradites së të dielës, i riu shqiptar ka qëlluar disa herë me thikë pronarin e një lokali, pasi ky i fundit e ka urdhëruar që të largohej, sepse do ta mbyllte biznesin.

Shqiptari ka tentuar të arratisej, por është ndjekur dhe ndaluar nga karabinerët. Ai ka deklaruar në polici se thikën, me të cilën e ka goditur disa herë italianin 28-vjeçar e ka hedhur në lumë./vizionplus

Back to top button