Kurti: Përhapja e variantit Delta është eksplozive, vaksinohuni

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video-mesazh në ditën kur numri i dozave të asministruara të vaksinës anti-Covid arrin shifrën prej një milion.
Ai ka thënë se vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultate.  “Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive në 25%”, ka thënë Kurti.
“Ka mjaftueshëm doza në stoqe dhe vaksinat tona janë të gjitha të regjistruara në EMA dhe DFA. Vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultate. Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive në 25%. Pozitiviteti i raste ka rënë me 6.48%. Numri i pacientëve në spitale ka rënë me 13.4%. Rreziku, vuajtjet, dhimbja mbeten mes nesh, ndërkohë që ne po bëjmë çka është e mundur për t’i zvogëluar ato. Me vaksinat që kemi siguruar, da ta kalojmë më lehtë se shumë vende të tjera, sepse është vërtetuar që vaksinimi ia zvogëlon shumë kapacitetin virusit”, ka thënë Kurti.
Kurti tutje u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim.
“Përhapja e variantit Delta nuk është progresive, por eksplozive. Infektimi sjell rrezik të lartë dhe vaksinimi e zvogëlon atë rrezik deri në 95%. Vaksinimi dhe testimi, maskat, distanca dhe higjiena, na mundësojnë dhe sigurojnë daljen nga kriza e pandemisë”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button