Kurti: Përkrahja e prodhuesve vendorë është në linjë me programin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot vizitoi  fabrikën e këpucëve “SOLID” dhe të stiroporit “GRANITI” në parkun industrial në Therandë.

“Parku Industrial në Therandë ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomikë të kësaj komune. Ky park është shtëpi e 50 bizneseve të cilat, nga që nga viti 2017 kanë investuar mbi 50 milionë euro. Veprimtaria e këtyre bizneseve siguron të ardhurat e mbi 1000 të punësuarve”, tha Kurti.

Kurti theksoi se fabrika “SOLID”, ka 250 punëtorë, kurse fabrika  “GRANITI” mbi 100 punëtorë. 

Kryeministri shprehu zotimin dhe përkushtimin e tij e të qeverisë që t’i përkrahë dhe ndihmojë prodhuesit vendorë nëpërmjet ligjeve të reja ose plotësim ndryshimin e ligjeve aktuale, sidomos në lidhje me prokurimin publik, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për cilësi të lartë jashtë tij.

“Përkrahja e prodhuesve vendorë është në linjë me programin e Qeverisë dhe orientimin ekonomik të saj”, tha Kurti.

Në këto viyita Kurti ishte bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, kryetarin e Komunës së Therandës, z. Bali Muharremaj dhe drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve, z. Astrit Paxha.

Back to top button