Kurti përkujton demonstratat e vitit 1989: Ato kundërshtuan regjimin kriminal të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë.

Ai tha se ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

“Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri”, shkruan Kurti.

Back to top button