Kurti përmend sërish: Ndihmom vëlla, ami 100 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish e ka përmendur shprehjen “vëlla” duke iu drejtuar kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Kërkesa kaq partikulare as nuk mund të maskohet e as të zbulohet me shprehje vëlla. Ndihmon vëlla, na ndihmo dalim prej krize si vëlla, ami 100 euro”, ka thënë Kurti duke shtuar se “nuk bën kështu”.
Ai gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar duke thënë se “marrëveshjet private kanë ndodhur në të kaluarën”.
Pas fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, i pari i Qeverisë e lëshoi sallën./21Media

Back to top button