Kurti: Plani i zbatimit mbase nuk duhet të diskutohet vetëm në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani i zbatimit të propozimit evropian mbase nuk duhet të diskutohet vetëm në Ohër.

“Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër. Unë jam optimist, mirëpo tash se a do të ketë sukses a nuk do të ketë sukses, ju e dini shumë mirë që nuk varet vetëm prej meje. Unë kam, ofruar që edhe në 27 shkurt ta nënshkruajmë marrëveshjen. Nëse ka pasur mossukses asnjëherë nuk ka qenë për fajin tim sepse unë kam qenë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”, ka thënë Kurti para gazetarëve pas edicionit të dhjetë të “Javës së Gruas”.

Duke folur para gazetarëve pas edicionit të dhjetë të “Javës së Gruas”, Kurti është shprehur optimist se do të ketë dakordim mes palëve në takimin e Ohrit, më 18 mars.

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Planit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve..

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani. Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të mbahet me 18 mars në Ohër./21Media

Back to top button