Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Nga zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës  në këtë organizim./21Media

Back to top button