Kurti pret në takim drejtoreshen e Institutit Demokratik Kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshen e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Kryeministria.
“Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e saj dhe të NDI-së, për kontributin e vazhdueshëm në fusha si fuqizimi i aspekteve demokratike në jetën shoqërore e politike, avancimin e transparencës si dhe llogaridhënies institucionale”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se ky takim u fokusua edhe në zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e objektivat e përbashkëta./21Media