Gjermania nderon Flutura Kusarin me Urdhrin e Meritave

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias ka pranuar sot Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë, për përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dhe më gjerë.
Ky nderim i saj u përcoll nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, moment të cilin edhe e ka publikuar në platformën X.
Kusari, u nderua me këtë urdhër si shtetasja e parë kosovare, medalje e klasit të Kryqit të Meritave në Republikën Federale të Gjermanisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?