Kurti pret në takim Drejtorin e organizatës Open Society Roma për Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit i Kosovës, Erxhan Galushi, priti në takim, Drejtorin e organizatës Open Society Roma për Evropë, Zeljko Jovanoviq në kuadër të Open Society Foundations.

Përmes këtij takimi, Kryeministri Kurti njoftoi Jovanoviq për nismat e Qeverisë por edhe rolin aktiv të saj në fuqizimin e komunitetit rom në Kosovë.

Jovanoviq ndau me Kryeministrin detajet e projekteve të menaxhuara nga Fondacioni, e që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, fuqizimin politik por edhe atë edukativ e kulturor të komunitetit rom, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.

Në kuadër të diskutimit, janë theksuar masat e nevojshme edhe në kuadër të Planit të Rritjes që stimulojnë punësimin, themelimin e bizneseve mikro, të vogla e të mesme si dhe trajnimet profesionale të këtij komuniteti në Kosovë.

Në fund u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit rom në Regjistrimin e Popullsisë që fillon në prill, proces ky thelbësor për planifikimin e duhur të politikave për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./21Media

Back to top button