Kurti pret në takim kreun e ri të KKSh-së, flasin për Luginën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në zyrë Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun bashkë me Alban Alilin nga ky Këshill, i shoqëruar nga Këshilltarja Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

Ai fillimisht e ka uruar për detyrën e re. Kryeministri Kurti ka thënë se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ka ofruar ndihmën e tij.

“Në takim, ata folën për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna”, thuhet në njoftimin e zyrës së Qeverisë.

Kurti e ka konfirmuar se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button