Tensione në Kuvend, por Bajqinovci bën ‘selfie’ me Kurtin për ditëlindje

Derisa seanca plenare në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar me tensione, Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është duke e festuar ditëlindjen.

Ai nuk harroi që këtë ditë të veçantë për të, ta shënojë me një fotografi me kryeministrin Albin Kurti duke e postuar në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Një ditëlindje e jashtëzakonshme e imja. Ju faleminderit për urimet”, ka shkruar ai në “Facebook”.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button