Kurti prezanton anëtarësimin e ri në Vetëvendosje

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka bërë të ditur anëtarësimin e ri në këtë parti para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga sot pjesë e partisë së tij është Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë.

“Shkumbin Halabaku ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në New York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë e re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pas 14 shkurtit Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Ai ka përfunduar për shkenca politike në…

Posted by Albin Kurti on Monday, 18 January 2021

Back to top button