Limaj nga Bellanica: Zgjedhjet e parakohshme janë jetike për Kosovën

 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sonte në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Limaj ka thënë se bashkëluftëtarët dhe gjenerata e re në Bellanicë janë bashkuar e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme, që janë jetike për Kosovën.

“Pritja madhështore që sonte na bëri Bellanica e vlerave kombëtare e njerëzore, në konakun e bacës Ali Hoxha, është dëshmia më e mirë se projekti ynë po shtrihet çdo ditë e më shumë. Bashkëluftëtarët dhe gjenerata e re në Bellanicë janë bashkuar e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme, qe janë jetike për Kosovën. Rruga jonë e drejtë dhe gatishmëria për të mbështetur politikat me interes nacional për vendin, ka bërë qe Bellanica dhe jo vetëm, të ndihen krenarë për përkrahjen që i kanë dhënë Nismës nder vite. Faleminderit Bellanicë për pritjen dhe gatishmërinë për tu rreshtuar në mbështetje të projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar Limaj në Facebook./21Media

Pritja madhështore që sonte na bëri Bellanica e vlerave kombëtare e njerëzore, në konakun e bacës Ali Hoxha,…

Posted by Fatmir Limaj on Monday, 18 January 2021

 

Back to top button