Kurti prezanton potencialin bujqësor të Kosovës në Iowa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga Sekretari i Bujqësisë të shtetit të Iowa-s, Mike Naig.
Duke vlerësuar partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, Kurti shprehu përkushtimin për të forcuar këtë partneritet në fushat zhvillimore e sidomos në bujqësi.
“Gjatë takimit ai e informoi sekretarin Naig për mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët në fushën e bujqësisë. Po ashtu, ai theksoi angazhimin e Qeverisë për avancimin e sektorit të bujqësisë gjatë këtij viti të qeverisjes. Në këtë drejtim, Qeveria ka rritur subvencionet për këtë sektor deri në 216%. Kryeministri tha se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës dhe prezantoi reformat për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit”, thuhet në njoftim.
Duke biseduar për potencialin që ka Kosova për zhvillimin e bujqësisë dhe mundësitë që i ofron ky sektor për investime, u potencuan edhe mundësitë për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës në këtë fushë./21Media

Back to top button