Kurti prezanton programin para deputetëve

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Duke e quajtur programin projektim të modelit të shoqërisë që duam ta ndërtojmë, kreu i qeverisë i renditi prioritetet katër vjeçare para të zgjedhurve të popullit. Ai tha se i njëjti është reflektim i premtimeve në fushatën zgjedhore dhe premtimeve ndaj të ardhmes.

Ai në foltoren e Kuvendit iu kërkoi opozitarëve bashkërendim karshi dialogut me Serbinë, për të cilin tha se do të jetë parimor. Derisa premtoi qe vendi është në rrugë të mirë për imunizimin e 60 përqind të popullsisë deri në fund të vitit 2021. Krahas këtyre, Kurti premtoi investime në shëndetësi, arsim, skema sociale dhe zhvillim ekonomik.

“Orientimet tona janë të qarta për integrim në NATO dhe BE. Aleanca me ShBA do të thellohet mbi bazën e vlerave të përbashkëta dhe forca jonë e sigurisë do të vazhdojë të forcojë kapacitetet për ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale. Anëtarësimi në BE mbetet prioritet që nuk duhet të zëvendësohet dhe ngadalësohet. Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë do të bëhet përmes dialogut parimor. Kosova e pranon dialogun si palë e barabartë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura sikurse zbardhja e fatit të personave të pagjetur, të zhdukur me dhunë, dëmet dhe borxhet e luftës, repreacionet. Kosova nuk pranon dhe nuk do të marrë pjesë ku trajtohet si temë e dialogut dhe jo si palë…Në këto dy dekada që lamë pasur tashmë keni bërë një trashëgimi që na ka ngel neve. Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë time në dialog është në zhbërjen e dëmit që keni shkaktuar ju. Marrëveshjen për asociacionin, për fusnotën, për gjykatat dhe universitetin paralel në veri të Mitrovicës, hapja e statusit, krijimi ne diskursit territoriale që ju na i latë trashëgimi. Nëse i keni rënë pishman për këto marrëveshje, atëherë ejani të punojmë së bashku të përmirësojmë”, tha ai.

Duke folur për programin në aspektin shëndetësor, Kurti tha se do ta reformojnë sistemimin shëndetësor.

“Prioriteti më urgjent është menaxhimi i pandemisë me marrjen e mandatit ne kemi hartuar pa humbur kohë një plan i cili synonte të ndalte trendin e rrezikshëm që trashëguam të rritjes së infektimeve dhe vdekjeve. Pastaj të kthejmë mbrapsht këtë trend më synimin e eliminimit të vdekjeve si pasojë e virusit Covid 19. Pas 42 ditësh të hyrjeve në fuqi të masave të reja unë mund të raportojë këtu se këto masa ishin efektive dhe të suksesshme. Falë këtyre masave sot kemi një situatë krejt tjetër….paralelisht kemi punuar që të sigurojmë sa më shpejt dhe sa më shumë vaksina dhe të përgatisim administron e tyre që të kemi një proces të rrjedhshëm dhe pandalshëm të vaksinimit. Edhe në këtë drejtim siç e dini kur muajt kritik për sigurimin e vaksinave kishin kaluar pa planë konkret. Kur ne erdhëm në detyrë nuk gjetëm asnjë vaksinë dhe asnjë konkretë për sigurimin e tyre. Në këto 55 ditë kemi arritur të sigurojmë 77 mijë e 400 vaksina. Derisa, deri në fund të këtij muaji do të kemi edhe 142 mijë vaksina të reja që gjithsej arrijnë në 216 mijë vaksina. Me këto dhe pritjet që kemi në muajin qershor jemi në rrugë të mirë për të garantuar imunizimin e 60 përqind të popullsisë në grup moshën e atyre që duhen të vaksinohen deri në fundin e vitit 2021”, u shpreh ai.

Lidhur me arsimin, Kurti tha se do të investojnë në 160 çerdhe dhe punësimin e pedagogëve të rinj.

“Programi që keni para jush është reflektim i premtimeve, jo vetëm të fushatës elektorale, por premtimeve ndaj të ardhmes. Është më shumë se numra dhe shkronja edhe më shumë se kursime dhe shpenzime sepse është projektim i modelit të shoqërisë që duam të ndërtojmë së bashku. Është ajo që tashmë kemi folur një kohë të gjatë, ndërtimin e një shoqërie ku secili fiton pjesën e që meriton, paguan detyrimin që i takon. Një shoqërie ku askush nuk mbetet prapa dhe secili arrijnë të realizojë potencialin e dhënë nga zoti dhe natyra. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe me mundësi të barabarta që kujdesët për më të dobëtit, prandaj kemi zhvilluar një program që rritë pagën minimale dhe ngritë pragun e pagës që nuk tatohet. Në Kosovë askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë. Një shoqëri që investon në arsim që të fitojë të ardhmen përmes edukimit të rinjve tanë që të jenë të gatshëm në tregun global është preokupim kryesor i yni. Prandaj do të investojmë në shkolla dhe çerdhe publike me kujdes, edukim cilësor dhe shujta falas. Përmes investimeve në 160 çerdhe dhe në adaptimin e në hapësirat shkollore, përfshirjen në edukimin e hershme rritet nga 7 përqind në 24 përqind për fëmijën e moshës 0 deri në 5 vjeç dhe nga 38-64 përqind për fëmijën 3-6 vjeç. Kur kësaj i shtohet rritja e kapaciteteve në sektorin privat atëherë mund të pritet rritje edhe më e madhe e pjesëmarrjes. Diturin në shkollat tona do t’i kthejmë duke rikthyer vëmendjen tek mësuesi. Do të punësojmë 400 pedagogë, psikologë, punëtorë social në kuadër të konsolidimin psiko-pedagogjik në shkolla. Do të bëjmë 500 vlerësime të jashtme të shkollave për të siguruar vlerësim të drejtë dhe cilësor. Do të trajnojmë 5000 mësimdhënës brenda çdo viti dhe do të licencojmë 9000 mësimdhënës në bazë të vlerësimit të performancës”, u shpreh ai.

Të zgjedhurve të popullit, Kurti iu premtoi formalizim të ekonomisë dhe tregoi arsyet e krijimit të fondit sovran dhe bankës zhvillimore.

“Përmes krijimit të instrumenteve për investim do të sigurohemi që kapitali i mërgatës sonë të kanalizohet në investime që krijojnë vende pune. Duke filluar nga viti i parë do të emetohen bonu-thesaret e dedikuara për mërgatën. Pasuria jonë do të mbrohet përmes krijimit të fondit sovran i cili do të marrë në pronësi asetet strategjike të Kosovës për t’i valëzuara ato dhe për të krijuar investime nga jashtë dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit dhe sidomos për sjellje të investimeve për rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Me granatin e katër për komuna do të financojmë projekte infrastrukturore jo vetëm që gjenerojmë vende të reja pune, por edhe ndërtojmë infrastrukturën kritike për urbanizimin e komunave. Në kuadër të mbështetjen e bizneseve do ta themelojmë edhe bankën zhvillimore të Kosovës. Ajo do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve. Ajo do të financohet nga parat publike dhe shitja e letrave të borxhit duke investuar në degët të caktuara të industrisë dhe bilancit tregtar”, u shpreh ai.

Derisa tregoi prioritet në drejtësi, kreu i qeverisë u zotua edhe për padinë ndaj Serbisë për gjenocid.

“Vetingu për gjykatës dhe prokuror dhe nivelit të larta të sigurisë, finalizimi i hartimit të kodit të procedurës penale, hetimi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme dhe formimi i gjykatës komerciale do të jenë disa nga veprimet konkrete që do të sjellin shtetin e së drejtës. E për drejtësinë e vonuar të krimeve serbe gjatë viteve 1998-1999 më në fund do të themelojmë institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe do të ndritim padi ndaj Serbisë për gjenocidi ne kryer në Kosovë në GJND”, tha ai.

Krejt në fund, Kurti tha se do ta nxjerrin shoqërinë nga varfëria dhe do të sjellin barazi shoqërore.

“Do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120-150 euro në muaj për një periudhë kohore jo më shumë prej 120 muaj, përkatësisht 150 muaj. Me skemat për punësim të garantuar sezonal për fëmijët me ndihmë sociale, shtesat për fëmijët, mbështetjen për lehonat dhe banimin e përballueshëm do ta nxjerrim shoqërinë nga varfëria dhe do të sjellin barazi shoqërore dhe gjinore”, tha ai.

Back to top button