Kurti priti në takim kryetarin e Athinës

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis i cili tha se do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës si dhe përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt.

Ndërkohë, Bakoyannis, e përgëzoi Kurtin për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje

Kryeministri Kurti e vlerëson nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim./21Media

Back to top button