Kurti publikon një video nga vetura duke shkuar në punë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se qeveria po mban sot mbledhjen e 100-të. Ai publikoi video në rrjetet sociale teksa ishte në veturë duke shkuar në ndërtesën e Qeverisë.
“Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu.”, tha Kurti.
Ai po ashtu njoftoi se pas mbledhjen në konferencë për media do të flasin ministrat Albulena Haxhiu e Librun Aliu./21Media

Back to top button