Kurti publikon pamje: Forcat serbe i janë afruar kufirit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se të enjten gjatë ditës janë vërejtur njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë disa metra larg kufirit me Kosovën.

“në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.”, ka njoftuar ai.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook Kurti ka publikuar pamje dhe ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë po realizojnë stërvitje të rregullta, duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar më tej Kurti.
Kujtojmë se para pak ditësh presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar se nëse e ka Perëndimi e zgjedhin Kosovën para Serbisë, do të presin “momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojë rastin”./21Media

Back to top button