Kurti i gatshëm për zgjedhje, Krasniqi: Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati

Lideri i opozitës, Memli Krasniqi u shpreh i gatshëm për zgjedhje. Përmes një postimi në Facebook ai tha se PDK qysh nesër mund t’i sigurojë nënshkrimet.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!”,  shkroi kryetari i PDK-së Facebook.

Kjo deklaratë e Krasniqit erdhi pasi kryeministri,  Albin Kurti tha se është i gatshëm për zgjedhje kur të dojë opozita.

“Unë po them që shkojmë në zgjedhje kur të dojë opozita. Ne e ndihmojmë nëse dëshiron që të shkojë në zgjedhje, pa problem”, tha kreu i ekzekutivit në një intervistë për televizionin publik të enjten në mbrëmje./21Media

Back to top button