Kurti: Qetësia politike e qëndresa e shqiptarëve, nuk mund të mendohen pa Rugovën e Demaçin
Sot shënohet 23 vjetori i Çlirimit të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova e veprimtarit Adem Demaçi.
“Ne sot shënojmë çlirimin e vendit, paqen në Kosovë dhe kujtojmë ata që kontribuan, punuan, sakrifikuan dhe u flijuan që ne të jemi edhe të gjallë edhe të lirë edhe me mundësi për përparim. Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin, qetësinë në politikë pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president ishte intelektual i angazhuar, nacionalist i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”, u shpreh Kurti.
“Rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin…Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në Jugosallavi. Baca Adem me 28 vitet e tij në burg ka shërbyer për popullin si ndërgjegja e këtij vendi edhe jashtë këtij vendi…Madela i Evropës ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës….Gëzuar e urime 12 Qershori”, u shpreh Kurti për Demaçin. /21Media