Kurti: Qeveria hartoi një program që do t’ia transformojë jetën qytetarëve

Kurti tregon për prioritetet kryesore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit të kabineti qeveritar të Kosovës, të mbajtur të shtunën në Prevallë, ku kanë diskutuar për programin qeverisës 2020-2023.

Kurti përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.

“Sot, qeveria për të cilën Kosova votoi masivisht më 6 tetor dhe u zgjodh më 3 shkurt, hartoi një program i cili do të transformojë jetën e njerëzve. Investimet në arsim dhe ekonomi për të siguruar punë dhe reformë të gjyqësorit për të siguruar drejtësi janë prioritetet kryesore”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Twitter.

Në anën tjetër zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se kanë përmbyllur programin qeverisës 2020- 2023 dhe janë definuar tri çështje./21Media

Back to top button