Kurti reagon pas protestës: Ndoshta në Serbi…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjyqësori në vend është i pavaruar nga Qeveria.
Ai u është përgjigjur kërcënimeve dhe akuzave të serbëve për suspendimin e kryetares së Gjykatës së Mitrovicës, duke thënë se “ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët”.
“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviç. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkan, plotësisht të lidhur me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button