Kurti – Richardson: Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë

Në përfundim të mandati të saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.
Në emër të Qeverisë, Kurti e falënderoi Richardson për përkushtimin e saj për të mbështetur institucionet e së Kosovës.
“Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Kurse, Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kurti i uroi znj. Richardson suksese në angazhimet e ardhshme./21Media

Back to top button