“Ganatimet përgjatë vijës së frontit nuk ndalen” në Donetsk, tha zyrtari ukrainas

Tre civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në luftime të ashpra në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore të dielën, informoi të hënën administrata ushtarake rajonale për Donetsk.
Forcat ruse granatuan zonat në veri të qytetit të Donetsk me armë të vogla, tanke, artileri, mortaja dhe raketa MLRS “Grad”, u bë e ditur në deklaratë. Rreth 24 ndërtesa u dëmtuan gjithashtu, duke përfshirë 20 ndërtesa banimi, një nënstacion elektrik dhe një qendër tregtare.
Të hënën në mëngjes, pati edhe granatime në zonat në jugperëndim të qytetit të Donetsk.
Furnizimi me ujë dhe energji elektrike u rikthye pjesërisht në rajon, por aktualisht nuk ka furnizim me gaz, u bë e ditur në deklaratë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, foli në televizionin kombëtar të hënën.
“Situata është e tensionuar. Granatimet përgjatë vijës së frontit nuk ndalen. Pikat më të nxehta janë drejtimi Avdiivka, Toretsk dhe Lyman. Aty vazhdojnë armiqësitë aktive. Ka granatime të vazhdueshme të armikut të Bakhmut, Soledar.”, tha Kyrylenko.
Kyrylenko tha se rruga kryesore nga Bakhmut në Lysychansk është ende nën kontrollin e Ukrainës, por rusët “po e bombardojnë vazhdimisht itinerarin”. Është rruga kryesore për sigurimin e mallrave humanitare dhe është e rëndësishme për evakuime, shtoi ai.
Donetsk është një nga rajonet separatiste, pro-ruse në lindje të Ukrainës së bashku me Luhanskun, ku ofensiva ruse është intensifikuar ditët e fundit.
Të enjten, forcat e armatosura të Ukrainës pranuan se forcat ruse kishin bërë përparime të mëtejshme në rajonin e Donetskut, duke kapur një fshat rreth 10 milje në juglindje të qytetit të rëndësishëm të Bakhmutit, shkruan CNN./21Media

Back to top button