Kurti ripërsërit: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për zgjedhje në veri

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara, duke folur rreth situatës në veri në një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, tha Kurti gjatë takimit.

Dyshja diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara, njofton rtv21.tv.

Kurti u takua me Abbott pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. /21Media

Back to top button