Kurti rrugës për në Gjakovë: E ardhmja e shtetit varet nga arsimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori rrugë për në Gjakovë, komunë në të cilën sot do të vendosen dy gurthemele.
Kreu i Qeverisë shfrytëzoi kohën e lirë në veturë që t’u drejtohet qytetarëve përmes një video të cilën e publikoi më pas në Facebook.
Kurti tha se e ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë e shoqërisë, varet nga arsimi.
Në orën 13:30, Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e shkollës në fshatin Ponoshec. Kurse në orën 14:20 merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në Gjakovë./21Media

Back to top button