Kurti: Së shpejti do të dërgojmë komentet në ZRrE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së shpejti do të dërgojnë komentet e tyre në Zyrën e Rregullatorit për Energji, në lidhje me ndryshimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se këtë e pret edhe nga ministrat e linjës dhe Kuvendi i Kosovës.
“Ne do të dërgojmë komentet tona, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur shtetëror, ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit, mirëpo ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’i dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që bordi i ZRrE-së, bazuar në raportin e vet t’i trajtojë dhe sugjerimet e të tjerëve”, ka thënë Kurti.
Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ka pranuar se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Kjo me arsyetimin, siç ka thënë ai, për procesin gjyqësor sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë./21Media
 

Back to top button