Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit”

1 min read

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së festivalit  “Eurovision Song Contest”. Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Ronela Hajati do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit” më 10 maj.

Në gjysmëfinalen e parë, Shqipëria do të këndojë e para. Ndërsa, në gjysmëfinalen e dytë e para do të këndojë Australia.

May be an image of text that says 'Semi-Final1 1st Half 2nd Half Albania Norway Latvia Switzerland Russia Slovenia Portugal Bulgaria Denmark Moldova Armenia Ukraine Austria Lithuania Croatia Netherlands Iceland Greece EUROM Ision PRESENTED SONG CONTEST MOROCCANOIL'

May be an image of text that says 'Semi- Final 2 1st Half Australia 2nd Half Montenegro Georgia 1 Cyprus Romania Serbia Czech Republic Finland Poland Azerbaijan San Marino Belgium 米 North Macedonia Sweden Israel Malta Estonia Ireland EurODision PRESENTED NG MOROECANOIL CANOIL'

Ronela Hajati, e cila ka fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, që do të mbahet në Itali. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria është përfaqësuar në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues i Eurovisionit është shpallur grupi italian, Maneskin me këngën rock, “Zitti e buoni”./21Media