Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për veprimet gjenociale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Bukoshit, ku më 3 maj të vitit 1999,  25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan forcat policore të Serbisë.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se ata u vranë vetëm për arsye se ishin shqiptarë.

“I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. “, shkroi ai në Facebook.

I pari i Qeverisë, kërkoi që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në  Kosovë.

“Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë.Në përvjetorin e 24-të, përkujtojmë martirët e Masakrës së Bukoshit. Lavdi!“, përfundoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button